Karburantet mund të shtrenjtohen përsëri

27/10/2011 16:15

Arabia Saudite, shteti më i madh prodhues i karburanteve në botë, mund të vendosë të shkurtojë së shpejti prodhimin e tij, lajmëroi të enjten CNN.

Ndonëse lëvizja konsiderohet strategjike, për të mbajtur në të njëjtin nivel prodhimin dhe çmimin pas rritjes së kapaciteve eksportuese nga vende të tjera, ekziston frika për një rritje të mëtejshme të çmimit të naftës.

Riadi zyrtar pranoi më parë gjatë vitit të mbulonte humbjen e sasisë së eksportuar nga Libia dhe Iraku, kapacitetet e të cilëve u dëmtuan nga lufta civile dhe disa sulme të talebanëve.

Gjatë muajit të fundit, një fuçi naftë është kuotuar midis 105-110 dollarëve në tregjet ndërkombëtare, ndërsa mbajtja e çmimit në nivele relativisht të ulta është favorizuar edhe nga kriza ekonomike botërore.

Megjithatë, me shenjat e para të rikuperimit ekonomik dhe pas miratimit të planit të shpëtimit të Eurizonës, pritet që Arabia Saudite të shkurtojë pjesën e eksporteve të saj, duke bërë që ekspertët të parashikojnë një rritje të re, mbase përsëri në nivelin e 125 dollarëve për fuçi, rekordi i arritur në muajin prill.

Nëse rritja e paralajmëruar e çmimit do të ndodhë, atëherë është e parashikueshme që e njëjta tendencë të vërehet edhe në vendin tonë, me çmimet e naftës dhe benzinës që mund t’i afrohen limitit të 200 lekëve për litër.

Top Channel