Irak, 18 viktima në dy shpërthime

27/10/2011 20:25

Dy shpërthime në kryeqytetin iraken të Bagdadit gjatë mbrëmjes së të enjtes i kanë marrë jetën të paktën 18 personave, lajmëruan burime zyrtare.

Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për sulme kamikaze, por dihet se shpërthimi i parë ndodhi në lagjen e quajtur Ur, ndërsa i dyti ndërsa të lënduarit po evakuoheshin.

Të paktën 36 persona të tjerë janë raportuar të plagosur. Gjatë javëve të fundit, Bagdadi është rikthyer të jetë në qendër të sulmeve të militantëve. Trupat e fundit amerikane do të largohen nga vendi deri në fund të vitit.

Top Channel