Greqia ndërpret pensionet për minoritarët

27/10/2011 00:00

Vendimi i qeverisë greke per nderprerjen e pensioneve të 3050
minoritarëve shqiptare nga Enti i Pensioneve të Institutit Agrar te
Greqise OGA, do i sjelle nje perfitim shtetit grek prej 15 milion euro
ne vit, por njëkohësisht miliona euro nga ky veprim do i mungojnë tregut
shqiptar prej shumë familjeve minoritare në Shqipëri që e përfitonin
atë dhe e përllogarisnin si një burim të konsiderueshëm jetese.

Arsyeja e ketij veprimi qe perfshin nje mase kaq te madhe njerezish eshte fakti se ata nuk jane regjistruar brenda afatit, ne kuadrin e nje rregulli te vendosur ne muajt e fundit nga qeveria greke, ne menyre qe pensionet te paguhen nepermjet nje llogarie bankare.

Njoftimi eshte kryer ne parlamentin grek dhe eshte publikuar me pas nga gazeta proqeveritare “Ta Nea”. Sipas saj ministri i Punes Jorgos Kutrumanis ka dhene sqarime ne parlament per sa i perket ketij Enti, nga i cili perfitojne pensione mijera minoritare greke nga Shqiperia.

Ministri grek ka sqaruar se enti OGA jep pensione 360 euro ne muaj tek persona te moshuar te grupeve shoqerore ne nevoje, te pasiguruar ndonjehere, greke dhe te huaj perderisa plotesojne kushtet ligjore, te jene shtetas greke apo edhe me prejardhje greke, pavaresisht faktit se kane apo jo nenshtetesine.

Ne kuadrin e kontrolleve per pensionistet u kerkua regjistrimi i tyre, ne rastin konkret me pasaporten e re biometrike te Shqiperise, si dhe certifikata lindjeje dhe certifikata familjare. Por sic ka theksuar ministri, vetem 17.130 pensioniste homogjene nga Shqiperia jane regjistruar dhe per 3050 prej tyre eshte nderprere pensioni per arsye se nuk kane dorezuar ne afat dokumentat perkatese.

Disa jave me pare edhe ne entin me te madh te pensioneve te vendit,IKA ,nuk jane regjistruar mbi 100000 persona nga rreth 1 milion pensioniste, per te cilet dyshohet se kane vdekur dhe te afermit perfitonin per vite me radhe pensionet e tyre. Enti i pensioneve agrare OGA ,ashtu si edhe fondet e tjera te pensioneve, pritet te pesoje ne kuadrin e reduktimit te borxhit grek nje humbje teper te madhe qe perllogaritet ne 1.2 miliard euro.

Top Channel