Rusia konfirmon vdekjen terroristëve çeçenë

26/10/2011 16:20

Autoritetet ruse konfirmuan se dy prej tre çeçenëve të vrarë në shtator në mënyrë enigmatike në Rusi ishin të lidhur me sulmin e janarit në aeroportin e Moskës, ngjarje në të cilën mbetën të vrarë 37 persona.

Në një deklaratë të lëshuar mëngjesin e së mërkurës, Prokuroria Ruse informoi se “përfshirja e Zaurbek Amriyev dhe Rustam Altemirov në ngjarjet e tragjike të Demododevos (emri i aeroportit) është e vërtetuar”. Së bashku me një çeçen të tretë, ata u ekzekutuan nga një pistoletë me sinlenciator, vepër që përflitet të jetë kryer nga shërbimet sekrete, por Moska nuk ka komentuar rreth këtyre pretendimeve.

Militantët islamikë në Kaukazin e veriut i kanë shpallur luftë Federatës Ruse prej vitesh, ndërsa sulmet e tyre janë itensifikuar që prej përfundimit të Luftës Çeçene në vitin 2009.

Rusia është akuzuar për vrasjen e disa liderave separatistë jashtë territorit të saj, përfshi edhe kryetarin e çeçenëve, Zelimkhan Yandarbiyev, në Katar, në vitin 2004.

Top Channel