Durrës, plagoset me thikë 35-vjecari

26/10/2011 21:15

Një 35 vjecar është plagosur me armë të ftohtë, thikë, në Shën Vlash të qytetit të Durrësit.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në orët e mbrëmjes së të mërkurës, ku shtetasi Blerim Ibrahimi është goditur disa herë me thikë. I plagosur, ai është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ndaluar dy persona të dyshuar për krimin. Të ndaluarit janë vëllezërit Alban Shoti 20 vjec dhe D. Shoti 14 vjec.

Nga hetimet paraprake policia thotë se ngjarja e ka ndodhur pas një grindje të momentit të të dyja palëve. Sherre të ngjashme që kanë përfunduar me plagosje ose vrasje kanë qenë të pranishëm gjatë muajit në vend.

Mbrëmjen e datës 17, në qytetin e Korcës, dy grupe të rinjsh u përfshinë në një sherr me armë të ftohta, nga i cili mbeti i vrarë një 23-vjecar.

Ditën e nesërme policia vuri në pranga dy vëllezër që kishin marrë pjesë në sherr, si dhe shpalli në kërkim tre persona të tjerë.

Ndërsa më 7 tetor, një ngjarje e ngjashme u regjistrua gjatë paradites në afërsi të një lokali në Lezhë, por që fatmirësisht përfundoi pa pasoja fatale në njerëz.

Gjashtë të rinj, të ndarë në dy grupe, u konfliktuan me njëri-tjetrin duke përdorur armë të ftohta, konkretisht thika dhe kacavida.

Me ndërhyrjen e forcave të rendit të rinjtë u ndanë dhe u shoqëruan për mjekim tek urgjenca, ku dy grupet u përleshën sërish, këtë herë më rëndë se herën e parë.

Top Channel