Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic ka deklaruar se askush nuk
duhet të mendojë se Serbia e ka humbur Kosovën dhe se nuk është e
gatshme të luftojë për të.

“Vija e kuqe e Beogradit është sulmi i armatosur i Hashim Thacit ndaj serbëve të Kosovës. Thaci duhet ta dijë se me sulmin ndaj serbëve të Kosovës sulmon Beogradin dhe ne këtë nuk mund ta tolerojmë”, ka deklaruar Dacic.

Sipas agjencisë serbe “Press”, numri dy i qeverisë serbe është shprehur se, nëse Turqia thotë se sulmet në Sarajevë janë sulme ndaj Stambollit, përse Serbia nuk duhet të thotë se sulmet ndaj serbëve të Mitrovicës janë ndaj Beogradit?

“Mundësia e shmangies së luftës ka qenë mesazh i gabuar për Thacin, sepse është e nevojshme barazpesha, ekuilibri i frikës për shkak të sigurisë në rajon”, ka pohuar Dacic.

Ministri i Brendshëm ka shtuar se për shkak të këtij ekuilibri të frikës kurrë nuk ka pasur luftë mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovietik.

“Gjatë historisë sonë, disa herë e kemi humbur dhe disa herë e kemi kthyer Kosovën”, ka shtuar Dacic, qëndrimet e të cilit rreth Kosovës ndryshojnë vazhdimisht.

Muajin e kaluar ai deklaroi se Beogradi tashmë duhet të kërkojë hapur përvetësimin e veriut të Kosovës, pasi parullat “Kosova është Serbi” nuk pijnë më ujë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA