Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka nisur procedurën e hetimit administrativ për pasurine e Ministrit të Inovacionit dhe Teknologjisë së Komunikimit, Genc Pollo.
Kjo pas dyshimeve të ngritura në diskutimet në Kuvendin e Shqipërisë për pasuri të padeklaruara nga ana e tij dhe të regjistruara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
ILDKP njofton se pasi u njoh me deklarimet e deputetit Taulant Balla në seancën plenare të datës 20 tetor, ka vendosur kryesisht të zhvillojë hetim të plotë për interesat private të subjektit Pollo, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.
Në këtë hetim administrativ, ILDKP do të kërkojë edhe asistencën e misionit policor ndërkombëtar PAMECA, ekspertë të të cilit janë atashuar pranë institucionit, me qëllim krijimin e lehtësirave për një hetim më të plotë jashtë territorit të Shqipërisë.
Nga ana tjetër, Inspektorati i Lartë i ka dërguar zyrtarisht kërkesë deputetit Taulant Balla për të dhënë sqarime më të detajuara lidhur me informacionet që ka përsa i përket kësaj çështjeve. Balla e akuzoi Pollon se ka marre ryshfet 1.2 milion euro.
Top Channel