Vrasja, të afërmit: U qëllua i lidhur me pranga

22/10/2011 00:00

Të afërmit e 33-vjecarit Endri Bejta që humbi jeten ne konfliktin e
ndodhur ne ambientet e Gjykates se Lezhes, kane pretendimin e tyre, se
ai humbi jeten gjate kohes qe ishte i lidhur me pranga.

Një prej miqve të tij, thote se, nga dëshmitaret okulare ka mesuar se u qellua disa here me mjete te mprehta dhe me kacavide ne ambientet e gjykates, ne kohen kur policia vazhdonte ta kishte te prangosur per shkak te konfliktit qe kishte nisur ne sallen e gjyqit.

“E vërteta e vetme është se Endri u qëllua me kacavidë në sallën e gjyqit. Më e keqja është se në duart u shtetit u vra nga krimineli”, thotë një prej miqve te tij.

Sasia e madhe e gjakut e derdhur ne ambientet e gjykates sic u pa edhe nga planet e siguruara nga Top Channel, te le te dyshosh, se brenda gjykatës nuk ka patur thjesht shkembim grushtash. Viktima 33-vjecar ishte i regjistruar si biznes i madh, ne QKR dhe ishte pronar i nje firme skrapi ‘Frensis and co’. Punetoret e ngelur pa pune te kesaj firme qe nga momenti i ekzekutimit te pronarit te tyre kerkojne nga shteti nje hetim te drejte duke patur parasysh edhe pozicionin shoqeror te viktimes.

Ngjarja ndodhi nje jave me pare, ku pas nje konflikti mes dy paleve ne nje proces gjyqesor ne Lezhe biznesmeni humbi jeten ndersa kater persona ngelen te plagosur.

Top Channel