‘Non grata’ konsulli Ikonomus

22/10/2011 00:00

Qindra qytetarë dhe përfaqësues të Partisë për Drejtësi Integrim dhe
unitet kanë protestuar para konsullatës greke në Korcë. Me pankarta në
duar ata kanë kërkuar që konsulli Ikonomus të mos kthehet më në
Shqipëri.

Me heret kreu i PDIU-së,Shpetim Idrizi tha se shume qytetare jane detyruar te bejne fotokopje te censusit dhe t’i dorezojne ne konsullaten greke, ku te deshmonin se si ishin deklaruar.

“Lajmi se disa qytetarë të Korcës të paraqesin fotokopjet e formularëve të regjistrimit në konsullatë është dëshmi e qartë e dhunimit të ligjit të censusit”, tha Idrizi.  

Kreu i PDIU-së eshte ndalur gjate tek roli i konsullit grek, Teodoro Ikonomus, i cili ka qendruar gjatë në Korce edhe pse mandati i tij ka përfunduar.

“Ai mbeti në detyrë megjithëse shteti shqiptar kërkoi të largohej. Ky njeri që duhet të bojkotohej mbeti edhe këto ditë në rolin e vet. Ky njeri nuk është për të nxitur marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe grekëve”, theksoi kreu i PDIU-së.

Idrizi ka sqaruar se amendamentet e miratuara ne parlament lidhur me regjistrimin e popullsise kerkojne qe te dhenat mbi fene dhe etnine te verifikohen me te dhenat ne regjistrin themeltar te gjendjes civile.  

Korcë, konsullit i përfundoi mandati

Përfundon zyrtarisht mandati i konsullit grek Theodhors Ikonomus, i cili largohet nga drejtimi i konsullatës greke në Korcë.

Diplomatit grek eshte shume i njohur per thirrjet nacionaliste te leshuara vazhdimisht ne juglindje te vendit. Burime nga konsullata kane konfirmuar se largimi i konsullit ka ardhur si shkak i perfundimit te mandatit te tij dyvjecar ndersa ende nuk dihet nese per te do te kete nje mandat te dyte apo drejtimin e konsullates do ta marre ne dore nje tjeter diplomat.

Ndryshe nga c’ka ndodhur gjate periudhes se qendrimit dyvjecar ne Korce, ku Ikonomus per cdo fundjave eshte larguar ne drejtim te shteti helen, prej fillimit te  procesit te regjistrimit te popullsise, ai ka pasur nje qendrim konstant ne qytetin e Korces duke mos u larguar per asnje prej fundjavave.

Edhe gjate diteve te fundit te qendrimit te tij mesohet se diplomati ka vijuar ne menyre normale drejtimin e konsullates dhe u eshte pergjigjur kerkesave te qytetareve dokumentacioni i te cileve ka pasur nevoje per miratimin e diplomatit.

Konsulli grek pati deklaruar se regjistrimi i popullsisë në Shqipëri është e vetmja shpresë për bashkimin e Greqisë me Vorio-Epirin.

Diplomati theksoi muaj më parë se regjistrimi është shansi i fundit që ata që quajnë veten grekë, të deklarojnë kombësinë e tyre dhe të kërkojnë të drejtat për Vorio-Epirin.

Ndërkohë pak javë më parë kryetari i PDIU-së  Shpëtim Idrizi kërkoi dëbimin e konsullit grek në Korçë, Theodhirus Ikonomus, për shkak të qëndrimeve në kundërshtim me ligjin që mundëson mbajtjen e censusit në Shqipëri.

Top Channel