Dy subjektet opozitare në Kosovë, Lidhja Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje kritikojnë qeverinë për implikimet buxhetore që do të shkaktohen nga dështimi i privatizimit të PTK-së.

Të dyja këto subjekte politike janë deklaruar qysh herët kundër privatizimit dhe në njërën anë i janë gëzuar dështimit, por duke qenë se shitja e PTK-së ishte pjesë e ligjit për buxhetin e vitit 2011 atëherë implikimet buxhetore janë të pashmangshme.

Pyetjet që shtrohen në këto momente është  si do të vazhdojë ndërtimi i autostradës “Ibrahim Rugova” dhe me cfarë mjetesh planifikon qeveria të realizojë projektin tjetër rrugor autostradën Prishtinë-Shkup.

Për dallim nga LDK-ja e cila është pro-privatizimit, por pasi të bëhet një analizë më e thellë që përcakton vlerën e saktë të postës, lëvizja Vetëvendosje është kundër procesit të privatizimit ndërsa kërkon rishikimin e kontratës me Bechtel-Enka-n.

Se sa po paguan më shtrenjtë qeveria për autostradën “Ibrahim Rugova”, Visar Imeri thotë se vet zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës e kanë pranuar që Bechtel-Enka e ka tejkaluar cmimin e planfikuar për secilin segment të rrugës duke e rritur atë për 20 përqind.

Top Channel