Sarkozy “sulme” Turqisë

19/10/2011 00:00

96 vjet pas genocidit armen, Turqia vazhdon te paguaje cmimin e
mospranimit te tij. Gjate vizites ne Armeni javen e kaluar, presidenti
francez Nikolas Sarkozy e fshikulloi Ankarane duke thene nje shekull
eshte kohe me se e mjaftueshme per te pranuar krimet.

Shefi i Elizese kercenoi gjithashtu me hartimin e ligjeve qe t’i konsiderojne mohuesit e genocidit si kriminele. Ne vend qe ta merrnin parasysh keshillen e tij per te pranuar me fund ate qe mohohet prej shume kohesh tashme, lideret turq jane hedhur ne kundersulm.

Ministri i Jashtem Ahmet Davutollu tha se asnjë shtet me një të shkuar koloniale nuk mund t’i japë Turqisë leksione mbi përballjen me historinë dhe se Franca do bente mire te bente llogarite me te kaluaren e vet. Sipas Ankarase, vrasjet në masë të armenëve nga viti 1915 deri ne 1923-shin ishin rezultat i trazirave gjatë Luftës së Parë Botërore dhe shembjes së Perandorisë Osmane.

Armenia dhe nje pjese e madhe e komunitetit nderkombetar i cileson gjenocid. presidenti francez prekur edhe nje tjeter pike nevralgjike e qe ka shkaktuar tensione mes vendit te tij dhe Ankarase: kundershtimi ndaj kërkesës së Turqisë për anetaresim ne BE, me arsyetimin se ajo nuk është një vend evropian.

Ky kundërshtim ka sjellë një keqësim të shpejtë të marrëdhënieve dypalëshe. tensionet mes dy vendeve jane shfaqur edhe ne vendet e perfshira nga pranvera arabe. Parisi dhe Ankaraja janë sidomos në garë për të vendosur ndikimin e tyre mbi Tripolin.

Muajin e kaluar, udhëheqësit francezë dhe ata turq vizituan veç e veç kryeqytetin libian në të njëjtën ditë, nje konkurence sa e dobishme, aq edhe e rrezikshme, thote Zeri i Amerikes, pasi mungesa e bashkepunimit mes Parisit dhe Ankarase mund te coje ne nderlikim te situates.

Top Channel