Opozita në Maqedoni ka akuzuar kryeministrin, Nikolla Gruevski se po e çon vendin drejt një izolimi ndërkombëtarë. Partia më e madhë opozitarë Lidhja Social-Demokrate, tha se kryeministri me deklaratat e tij kundër zyrtarëve europianë po i shpall luftë BE-së dhe institucioneve të saj.

Ky reagim i opozitës vjen pas një intervistë në të cilën Gruevski paralajmëron se Bashkimi Europian do të shtojë presionet ndaj Maqedonisë për ta detyruar vendin të gjunjëzohet ndaj Greqisë për çështjen e emrit.

“Kërkoj që insitucionet e udhëhequra nga Gruevski të na tregojnë, nëse sot heqim dorë nga proceset euro-atlantike, atëherë të mos humbim kohë dhe energji. Në një intervistë të tij Gruevski thotë se disa qendra të fuqishme, vendin tonë e shikojnë si një fëmijë që nuk e kanë planifikuar dhe se atyre qendrave, u pengon Maqedonia. Kjo është gjuhë e urrejtjes. Kjo nuk është euro-skepticizëm, kjo është paralajmërim për izolimin ndërkombëtar të Maqedonisë dhe është e tmerrshme”, thotë Vesna Bendevska, deputete e LSDM-së.

Nga partia shqiptare në opozitë PDSH thanë se është e pakuptimtë të mendohet se Bashkimi Europain mund të jetë kundër Maqedonisë. Nga kjo parti kërkojnë që para anëtarësimit në strukturat euro-atlantike, Maqedonia të ndalojë diskriminimin ndaj shqiptarëve dhe të plotësojë kërkesat e tyre.

Top Channel