Gjakmarrja, Shoqata: Vërtetimet i dhamë falas

19/10/2011 00:00

Pas akuzave se shoqatat e pajtimit dhe pushteti vendor lëshon dëshmi
false për gjakmarrje, për personat që kërkojne azil në Belgjikë, ka
reaguar nje nga perfaqesuesit e ketyre shoqatave.

Drejtori i Pergjithshëm i Emigracionit Belg Freddy Roosemont, ngriti kete shqetesim gjate takimeve ne qytetin e Shkodres. Drejtuesit e Shoqates se Pajtimit ne Shkoder thone ata kane leshuar vertetime vetem per familjet qe jane ne gjak, ndersa kohet e fundit shoqata e pranon se ka pasur nje shtim te vertetimeve te leshuara nga ana e saj, por kjo eshte bere duke u bazuar nga vertetimet qe kane sjellë qytetaret nga komunat ku ato jetojne.

“Ne si shoqatë nuk e mohojmë se kemi lëshuar dokumenta atyre njerëzve që janë në gjak, janë të ngujuar. Nuk kemi arritur që t’i pajtojmë, na kanë kërkuar dokumentin që vërteton se janë në gjakmarrje dhe ua kemi dhene”, thotë sekretari i Shoqatës së Pajtimit të Gjaqeve, Nikollë Shullani.

Pas shqetesimit te zyrtareve belge, drejtuesit e shoqates thone se nuk do leshojne me asnje vertetim.

“Tani e kemi ndërprerë dhe nuk do të bëjmë më dokumenta, meqënëse zotëria e Brukselit na e dha në formë të prerë”, thotë Shullani.

Zyrtaret belge bene te ditur se askush nuk mund te marre azil nese pretendon se eshte prekur nga fenomeni gjakmarrjes.

Drejtori i Pergjithshem i Emigracionit ne mbreterine belge, Freddy Roosemont dha alarmin per shtimin e kerkesave per azil, te cilat kryesisht vinin nga Shkodra.

“Informacionet e fresketa qe mora nga Brukseli tregojnë se jane paraqitur 50 azilekerkues shqiptare vetem te marten. Perse kam ardhur ne Shkoder? Sepse shumica jane nga qarku i Shkodres. Prandaj erdha ketu per nje takim pune me autoritetet vendore te qarkut. Jo pa qellim i bera keto takime sepse njerezit qe fillojne te projektojne nje udhetim per qellime azilkerkimi ne Belgjike kane te drejte qe te marrin informacion te sakte. Sepse ne rastet qe kemi ne Belgjike jemi te bindur se njerezit qe marrin nje udhetim te tille jane viktima te informacioneve te rreme. Aktualisht cdo kerkese azili ne Belgjike shqyrtohet ne menyre te pershpejtuar dhe cdo kerkesat që marrin nje vendim negativ dhe pastaj personi eshte i detyruar te kthehet ne Shqiperi, qofte vullnetarisht por edhe kthim te detyruar. Nese ai nuk deshiron te kthehet vullnetarisht dhe kthimi i detyruar do te thote izolimi ne nje qender te mbyllur dhe të gjitha keto pasoja se keta njerez jane viktima te informacioneve te rreme nga agjensite e udhetimit apo persona te tjere qe organizojne keto pune duke u thene se te shkosh ne Belgjike te japin pune, para dhe kjo eshte teresisht e pavertete”, tha Roosemont.

Top Channel