Serbia ka shumë më pak banorë në krahasim me disa vite më parë. Regjistrimi i popullsisë civile ka treguar se të paktën rreth 250 mijë persona janë më pak në këtë vend që nga viti 2002.

Një pjesë e madhe e qyteteve jugore janë parë si në rrezik për t’u zhdukur në 40 vitet e ardhshme, ndërkaq zonat tjera rreth kryeqytetit do të popullohen më shumë. Por popullsia nuk shtohet me lindje, përkundër migrimit.

Statistikat e para të regjistrimit të popullsisë tregojnë se janë regjistruar afër 7 milionë e 300 mijë banorë në tërë territorin e Serbisë.

Por, ende nuk janë dhënë rezultatet e detajuara për përkatësinë etnike, religjionin dhe gjërat të tjera që pritet të sjellë regjistrimi i këtij viti.

Shqiptarët që jetojnë në Serbi kryesisht kanë bojkotuar këtë vendim në vendet ku ata janë shumicë, por pritet që të bëhen publike rezultatet për herë të pare në Serbinë pa Malin e Zi dhe Kosovën dhe të sqarohen shumë statistika të rëndësishme.

Top Channel