Në listen e zeze te agjensise se vleresimit te riskut, Moody`s rrezikon te perfundoje edhe Franca.
Brenda tre muajsh, Parisi mund ta gjeje veten me nje ulje ne klasifikim, ku aktualisht mban nivelin maksimal te tre A-ve. Nese plani per shpetimin e bankave dhe ndihmen per vendet anetare te Eurozones ne veshtiresi do te kete kosto teper te larte, Franca rrezikon ta humbase pozicionin aktual.
Paralajmerimi mberrin ne prag te Samitit Europian te Brukselit, ku do te diskutohet pikerisht mbi kete ceshtje.
Moody-s do te marre gjithashtu parasysh perpjekjet e Frances per te mbajtur nen kontroll llogarite e saj per te ndihmuar sistemin bankar. Ne muajin gusht, agjensia nuk ngurroi t`i bente nje projeksion negativ rating-ut te Shteteve te Bashkuara edhe ai asokohe ne nivelin e tre A-ve. Per Moody’s, ne kete pike, Parisi ka me pak hapesira manovrimi nga sa kishte ne 2008-ten per te riekuilibruar dhe ndryshuar bilancin e tij.
Franca, thote shoqeria e vleresimit te riskut do te perballet muajt e ardhshem me sfida te medha, qe burojne nga ekspozimi per te ndihmuar partneret europiane ne telashe. Ne menyre qe te shmange uljen ne klasifikim, vendi duhet te vazhdoje implementimin e reformave te nevojshme ekonomike dhe bilancit. Perpos kesaj, qeveria franceze duhet te demonstroje edhe nje progres te dukshem ne arritjen e objektivave te qendrueshmerise qe i ka vene vetes.
Top Channel