Lezhe, pranga vrasësve të nënës 25-vjecare
15/10/2011 20:10
Disa muaj pas vrasjes së një nëne të re, policia e Lezhës ka arritur të zbardhë ngjarjen.
Një 25-vjecare nga Berati u gjet në zonën e pyllëzuar në Shëngjin në gjendje të dekompozuar. Pas hetimeve të policise, autorët e vrasjes janë arrestuar.
“Pas një pune tremujore, më 13 tetor u ndaluan shtetasit Sokol Backa, 46 vjec, lindur dhe banues në Fier, si dhe Genci Bicmeti, 43 vjec, lindur e banues po në Fier. Ata dyshohen për vrasjen e shtetases Anisa Opingari, ngjarje e ndodhur në Shëngjin më 15 korrik të vitit 2011. Materialet i kanë kaluar prokurorisë për procedim penal”, ka deklaruar një zyrtar i policisë lokale.
Top Channel