Cameroon propozon ndryshime në familjen mbretërore

13/10/2011 20:50

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameroon, propozoi në parlament disa ndryshime të rëndësishme, të cilat lidhen drejtëpërsëdrejti me familjen mbretërore.

Ndryshimet që propozon Kryeministri britanik, Cameroon, nënkuptojnë se nëse një vajzë do të lindë nga martesa e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit, Uilliam dhe Kejt, ajo mund të bëhet Mbretëresha e ardhshme, edhe nëse lind djalë tjetër më pas.

Kjo do të jetë e vlefshme edhe nëse ata lindin përpara ndryshimit të ligjit. Por, Cameroon kërkon që më parë, të 15 vendet e Komonuellthit, ish-kolonitë që njohin ende formalisht kurorën e Mbretëreshës, të bien dakord për ndryshimet.

Aktualisht sipas ligjit, fëmijet djem kanë të drejtë të kalojnë përpara motrave të tyre më të mëdha në moshe në rendin e kalimit të Fronit mbretëror. “Anomali historike” e ka cilësuar numri një i qeverisë britanike këtë ligj.

Në letren dërguar drejtuesve ekzekutiv të 15 vendeve të Komonuellthit, Kryeministri shkruan se “Ne kërkojmë barazi gjinore në çdo aspekt të jetës dhe është anomali që në rregullat për postin më të lartë publik, ne të vazhdojmë të ruajmë superioritin mashkullor”.

Nëse Uilliem dhe Kejt, të sapomartuar lindin vajzë përpara djalit, ajo do të jetë Mbretëresha e ardhshme. Por, kjo nuk do të aplikohet për gjeneratet e mëparshme. Po ashtu, Kryeministri britanik thotë se ndalimi i martesave të çdo monarku me një katolike romane është po ashtu një anomali historike dhe “nuk mund të vazhdojë të justifikohet me tej”.

Ndryshimi i tretë që kërkon Kryeministri, Dejvid Cameroon ëshë edhe amendimi i një klauzole në Aktin e Martesave Mbretërore, sipas së cilit pasuesit e Mbretit Xhorxh II, kanë nevojë të marrin miratimin e Monarkut për t’u martuar.

Qeveria britanike kërkon që kjo të kufizohet vetëm në gjashtë pasuesit e parë për Fronin Mbretëror. Cameroon do t’i diskutojë këto propozime në takimin e krerëve të qeverivë të vendeve të Komenuellthit në fund të këtij muaji në Australi.

Doëning Street tha se Pallati Mbretror “Buckingham Palace”, është në dijeni të letrës së Kryeministrit, por nuk do të përfshihet në diskutimet që do të zhvillohen në Australi. Por, ndryshimet në legjislacion në fund të fundit vendosen vetëm nga Parlamenti Britanik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA