Eksperti: Jackson s’mund të jetë vetëvrarë

12/10/2011 16:35

Mbreti i popit, Micheal Jackson, nuk mund t’i ketë injektuar vetë vetes qetësuesin e fuqishëm që i shkaktoi vdekjen, dëshmoi në sallën e gjyqit mjeku i cili udhëhoqi autopsinë mbi trupin e këngëtarit.

Doktori Christopher Rogers tha se me të gjitha gjasat, ka qenë mjeku i tij personal, Conrad Murray, i cili ka gabuar duke i dhënë në sasi shumë të madhe një medikament që përdoret në rastet e pagjumësisë.

Eksperti shtoi se doktor Murray nuk ishte i pajisur me një mjet mjekësor, i cili është preciz në përcaktimin e dozave të duhura. Nën akuzë për vrasje të pavullnetshme, mjeku personal i këngëtarit rrezikon katër vjet heqje lirie. Ai është vetëdeklaruar i pafajshëm.

Në dëshminë e tij, Murray pretendon se u largua nga Jackson për vetëm dy minuta për të shkuar në tualet në mbrëmjen fatale të 25 qershorit 2009, ndërsa kur u kthye gjeti Mbretin e Popit që nuk po merrte frymë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA