Shefi i qeverisë së përkohshme libiane, Mustafa Abdel Jalil, mbërriti në rrethinat e Sirtes, bastionit të fundit të Gaddafi-t, i cili është në prag të rënies.
Pas më shumë se një jave luftimesh, besnikët e ish-diktatorit janë nën rrethim dhe kontrollojnë një zonë më të vogël se dy kilometra katrorë në periferinë e qytetit.
Me rënien e qytetit do të përfundojë edhe konflikti i përgjakshëm, i cili i ka kushtuar jetën më shumë se 30 mijë libianëve deri tani.
Jalil është britur me të shtëna armësh dhe me brohorima nga ana e ushtarëve që janë të angazhuar në luftime. Sipas korrespondentëve perëndimore, Jalal ka si qëllim të shpallë përfundimin e revolucionit pikërisht nga vendlindja e Gaddafit.
Zyrtarë të NATO-s shprehen se janë të habitur nga vendosmëria me të cilën po luftojnë mbështetësit e ish-diktatorit, pjestarë të një divizioni elitë të ushtrisë tashmë të shpërbërë.
Top Channel