Tragjedi në Itali, regjisori 29-vjeçar goditet nga helikat e gomones dhe humb jetën gjatë zhytjes Trazirat janë rikthyer në Egjipt, të nisura këtë herë me sfond fetar për
t’u përshkallëzuar më pas në protestë kundër sundimit ushtarak të
vendit.
24 vete u vranë e me dhjetera te tjere u plagosen ne perleshjet e nje nate me pare ne kryeqytetin egjiptjan. Dhuna shpertheu pas nje proteste te te krieshtereve kopte ndaj djegies se nje kishe javen e kaluar. Kryeministri Esam Sharam beri thirrje per qetesi. Shefi i qeverise i cilesoi mosmarreveshjet mes te krishtereve dhe myslimaneve ne Egjipt si kercenim per sigurine e vendit.
Të paktën 23 vetë u vranë dhe 150 u plagosën dje në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, kur një protestë e të krishterëve koptikë lidhur me djegijen kohët e fundit të një kishe, u përshkallëzua në trazira kundër sudimit ushtarak të vendit.
Protestuesit përdorën bomba zjarri, u vunë zjarrin mjeteve të ushtrisë dhe u përleshën me forcat e sigurimit në një nga përplasjet më të dhunshme në Egjipt që nga kryengritja e muajit shkurt që solli largimin nga posti të presidentit Hosni Mubarak.
Qindra protestues u përleshën me policinë, disa prej tyre shkatërruan asfaltin dhe përdorën gurrët si municion. Në një moment, një mjet i blinduar i forcave të sigurimit iu drejtua me shpejtësi turmës, duke shtypur disa nga protestuesit. Edhe dy ushtarë u vranë në përleshjet e djeshme.
Demostruesit e krishtetë thanë se manifestimi paqësor në lagjen kryesisht koptike Shubra u shndërrua në dhunë, kur grupi marshoi drejt ndërtesës së Radio-Televizionit të Egjiptit, ku një grup policësh me roba civile i sulmoi. Protestuesit shkuan më pas në Sheshin Tahrir, qendra e revolucionit të muajit shkurt. Media shtetëroe njoftoi se kabineti i përkohshëm qeveritar i Egjiptit po mban një sesion të jashtëzakonshëm për të diskutuar gjendjen. Ushtria vendosi ndalim-qarkullimin gjatë natës në Sheshin Tahrir dhe në lagjet përreth.
Top Channel