Presidencialet, Hollande favoriti mes socialistëve

10/10/2011 00:00

Partia Socialiste franceze mbajti raundin e parë të stilit amerikan të
përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Për të parën herë, cdo simpatizant i majtë mundi të marrë pjesë aktive në procesin e seleksionimit. Qendrat e votimit u hapen në të gjithë vendin. Pas terheqjes se Dominique Strauss-Kahn, te perfshire ne skandalin seksual qe i kushtoi dhe postin drejtues te FMN-se, si favorit i ri shihet Francois Hollande.

Por zgjedhjet e nje dite me pare nuk nxorren nje fitues te qarte. Hollande me 39% te votave eshte perpara rivales me te afert Martine Aubrey, qe siguroi 31%, por serish nuk arriti pragun e nevojshem te 50 perqindeshit per t`u shpallur fitues.

Kjo do te thote se dy rivalet kryesore brenda Partise Socialiste ne garen qe cakton kandidatin e saj presidencial, do te perballen serish me njeri-tjetrin ne balotazhin e javes qe vjen. Ne pergjithesi, sondazhet e opinionit jane ne anen e Hollande me sugjerimet se do te triumfoje qartazi mbi shefin aktual te Elizese, Nikolas Sarkozy. Arsyeja eshte e thjeshte: Ai mund te mos jete me karizmatiku nga politikanet, por shihet si nje njeri i shtruar, qe do te sillte pas 5 viteve te stuhishme te Sarkozise.

Sipas socialisteve, Sarkozy kerkon qe shtresa e mesme te paguaje faturen e gabimeve te miqve te tij me influence, por edhe vete politikat e tyre ekonomike nuk jane fort te qarta e rrethohen nga pikepyetje. ne nje kohe kur tregu kerkon reduktim te deficitit, asnje prej 6 kandidateve socialiste nuk ka guxuar te flase per shkurtim te shpenzimeve. Hollande e permend nevojen per ulje te borxhit, por mendon se rruga me e mire per arritjen e saj, eshte permes rritjes ekonomike, qe do te thote, te shpenzoje para te cilat nuk i disponon.

Top Channel