Poloni, fitore e partisë së Tusk

10/10/2011 00:00

Donald Tusk shpalli fitoren në zgjedhjet parlamentare të së dielës, pasi
rezultate paraprake i dhanë partisë së tij Platforma Qytetare një
kryesim të qartë. Partia e kryeministrit, sipas tyre, ka fituar gati 10%
të votave më shumë se rivalja konservatore, Partia Ligj dhe Drejtesi.
Lideri i opozites Jarosllav Kazinski e pranoi humbjen.

“E di se kater vitet e ardhshme do te jene nje sfide edhe me e madhe, sepse keto kater vjet do te na duhet te punojme dy here me shume, me dyfishin e shpejtesise, sepse polaket kane te drejte per nje cilesi me te mire jetese, per standarte me te larta”, tha kryeministri Donald Tusk.

Platforma qytetare do te behet ne kete menyre partia e pare qe siguron dy mandate rresht qe prej rrezimit te komunizmit ne 1989-en. Tusk e mbeshteti fushaten e tij tek rritja ekonomike e vendit, duke u zotuar ne te njejten kohe te ndjeke mundesine e rivendosjes se marredhenieve me mosken, pavaresisht perplasjeve mbi mbrojtjen anti-rakete, problemin  e gazsjellesve apo hetimin e aksidentit ajror qe i mori jeten presidentit polak vitin e kaluar.

Tregu i brendeshem i vendit, relativisht i gjere, e ka reduktuar varesine e Polonise nga eksportet dhe investimet e BE-se ne sektorin publik, duke dhene nje ndihme te rendesishme gjate vales se pare te krizes financiare. Polonia ishte i vetmi vend anetar i bllokut qe shmangu recesionin dhe kete vit, projeksionet per rritjen ekonomike jane tek 4 perqindeshi, niveli me i larte ne te shtate ekonomite me te medha te Bashkimit Europian.

E megjithate, nje sukses i tille ekonomik, mund te mos perkthehet patjeter ne vota pro qeverise. Polaket thote BBC, nuk e krahasojne vazhdimisht veten me shtetet e tjera. Ata zakonisht krahasimet i bejne mes realitetit dhe aspiratave e pritshmerive qe kane.

Top Channel