Korçë, sherr mes të rinjsh, tre të plagosur

10/10/2011 09:00

Një grindje mes të rinjve në një prej pub-eve pak metra larg Drejtorise
se Policise te Korces ka shkaktuar disa te plagosur nje prej te cileve
polic.

Dy grupe te rinjsh jane konfliktuar me arme zjarri dhe mjete te forta pas mesnate. Shkak i sherrit, ku mbeten te plagosur dy te rinj dhe efektivi i policise Altin Fishka, dyshohet te kete qene konsumi i tepert i alkoolit. Mesohet se ky i fundit ka nderhyre per te ndalur sherrin nderkohe qe Daniel Muhameti 22 vjec A.K 19 vjec dhe nje 15-vjecar me inicialet N.K kane nxjerre armen e zjarrit dhe kane qelluar ne drejtim te 3 te rinjve te tjere.

Si pasoje  e perplasjes ka mbetur i plagosur me arme zjarri nje 24-vjecar si dhe jane goditur me mjete dy te rinj, 24 dhe 24 vjec. Pas ngjarjes policia ka arrrestuar Daniel Muhametin 22 vjec, adoleshentin N.K 15 vjec ndersa ka shpallur ne kerkim 19 vjecarin me inicialet A.K i cili eshte larguar nag vendi i ngjarjes se bashku me armen e krimit.

Top Channel