Tre gra marrin Nobelin e Paqes

07/10/2011 00:00

Komiteti i Nobelit mori këtë vit një numër rekord prej 241 nominimesh
për Nobelin e Paqes, 53 nga të cilat ishin për organizata, ndër to edhe Wikileaks i Julian Assange.

Por ne fund, Akademia Suedeze vendosi te ndaje edhe kete cmim mes tre personash, tre gra qe kane luftuar per sigurine dhe te drejtat e femrave per pjesemarrje aktive ne perpjekjet e paqes.

Eshte fjala per presidenten e Liberise, Elen Xhonson Sirlif, per aktivisten liberiane Lejman Gboui dhe per jemeniten Tauakul Karman. ‘Demokracia dhe paqja afatgjate neper bote nuk mund te arrihet nese grave nuk u jepen te njejtat mundesi me burrat per te influencuar zhvillimet ne cdo nivel te shoqerise’, thuhet ne mesazhin e komitetit te Nobelit.

Sirlif eshte e para kryetare shteti e zgjedhur nga populli ne Afrike, Gboui eshte aktiviste e njohur e paqes ne Liberi dhe Karman eshte nje prej figurave qendrore te levizjes pro-demokracise ne Jemen. Tre grate do te ndajne mes tyre edhe shumen e 1,5 milione dollareve qe vjen bashke me kete cmim.

Transtroemer merr Nobelin për Letërsinë

Cmimi Nobel per Letersine kete vit i shkoi poetit suedez, Tomas Transtroemer, i vleresuar sic thuhet ne letren shoqeruese te Akademise Suedeze, per imazhin e permbledhur e thuajse te tejdukshem, qe percjell ne veprat e tij duke na dhene nje akses krej te ri ndaj realitetit.

80-vjecari eshte fituesi i 108-te i cmimit prestigjioz, te fituar nje vit me pare nga peruani Mario Vargas Llosa.

Transtremer, i diplomuar per psikologji, pesoi nje goditje cerebrale ne vitin 1990, qe i demtoi aftesine e te folures. Nje pjese e mire e vepres se tij eshte perkthyer ne anglisht nga poeti skocez Robin Fulton dhe ai amerikan Robert Bly. Poemat e tij, te pershkruara nga kritika si mistike, te zhdervjellta dhe te trishta, jane perkthyer ne me shume se 50 gjuhe te ndryshme te botes. Suedezi kishte disa vjet qe diskutohej si fitues i mundshem i Nobelit te Letersise, dhe vetem tani e mori vertet duke u bere europiani i tete qe e fiton kete cmim ne 10 vitet e fundit.

Nobeli për Kiminë shkon për shkencëtarin izraelit

Cmimi Nobel në Kimi i shkon një kërkuesi të vetëm, për zbulimin e strukturës së kuazi-kristaleve. Izraeliti Daniel Shehtman nga Instituti i Teknologjisë në Haifa “Technion”, do të marrë 10 milionë krona suedeze, apo 1.1 milionë euro.

Shpallja e Nobelit në Kimi, mbyll cmimet për shkencën. Profesori David Filips, i përshkroi kuazi-kristalet, shumë të bukura. Shehtman bëri një luftë të ashpër derisa bindi studiuesit e tjerë, për atë që ai pa për herë të parë në një laborator në vitin 1982. 

Laureati i cmimit Nobel krijoi kuazi-kristalet duke ftohur mënjëherë, metalet e shkrira, sic ishte alumini dhe manganezi, duke e derdhur më pas përzierjen në një sipërfaqe të ftohtë.

Ai dërgoi një valë elektroni në metalin e shkrirë, kërkuesi izraelit e pa se si vala ishte zbërthyer nga atomet e metalit. Në teleskop ai vëzhgoi se kristali i ri, përbëhej nga njësi në një rregull perfekt, por që nuk përsëriteshin më. Këto njësi nuk përputheshin me kristalet e tjerë, që përsëriten rregullisht dhe në mënyrë precize.

Zbuluesit e Supernovës marrin Nobelin për Fizikë

Tre shkencetaret qe zbuluan pershpejtimin e ekspansionit te universit permes vezhgimit te yjeve qe shperthejne, jane fituesit e Nobelit te Fizikes per kete vit.

Gjysma e cmimit prej 1,1 milione eurosh do t`i shkoje amerikanit Saul Perlmutter, ndersa gjysma tjeter do te ndahet mes amerikano-australianit Brian Schmidt dhe Adam Riess edhe ky nga Shtetet e Bashkuara.

“Te tre keta shkencetare kane studiuar dhjetera shperthime yjesh, te quajtura Supernova dhe kane gjetur se universi po zgjerohet me nje ritem me te shpejte nga sa mendonim ne”, shpjegoi komiteti te Nobelit teksa percillte vendimin. Ka qene nje zbulim absolutisht befasues edhe per ata vete. 

Ndahen cmimet Nobel për Mjekësinë

Pionierët e imunitetit ndajnë këtë vit cmimin Nobel për mjekësinë. Tre shkencëtarët që revolucionarizuan të kuptuarit e mënyrës sesi trupi lufton infeksionet janë fituesit e cmimit prestigjoz.

Bëhet fjalë për amerikanin Bruce Beutler, Jules Hoffmann-in nga Luksemburgu dhe kanadezin Ralph Steinman. Professor Beutler dhe Hoffman ishin ata qe zbuluan sesi aktivizohet vija e pare e mbrojtes së trupit të njeriut. Professor Steinman nga ana tjetër, zbuloi qelizën dendritike, e cila ndihmon në mposhtjen e infeksioneve.

Gafa, i ndjeri thirret ne skene

Ralph Steinman mungonte në sallën e dhënies së çmimeve Nobel për vitin 2011-n, pasi vetëm tre ditë përpara ceremonisë kishte ndërruar jetë, fakt ky i panjohur për drejtuesit e evenimentit.

I nderuar me çmimin prestigjioz për kontributet e tij në fushën e mjekësisë, Steinman i kushtoi të gjithë jetën e tij studimit të sëmundjeve tumorale dhe dha një kontribut të rëndësishëm në fushën e imunologjisë.

Dy bashkëpunëtorët e tij, Bruce Beutler dhe Jules Hoffman, gjithashtu u nderuan për kontributin e tyre në avancimin e bërë në përmirësimin e kurave për sëmundjet tumorale.

Top Channel