Jobs, një libër për fëmijët

07/10/2011 00:00

Steve Jobs kishte menduar edhe per nje tjeter trashegimi qe do t`u linte
femijeve te tij perpos pasurise prej miliona dollaresh dhe emrit te
madh. ‘Dua qe ata te me njohin me mire’, ka thene gjeniu i teknologjise
dhe me kete arsyetim, autorizoi ish-drejtuesin e revistes Time, Walter
Isaacson, fituesin e cmimit Pulitzer, te shkruante biografine e tij.

Nje titull i thjeshte, ‘Steve Jobs’, per nje liber qe premton te shnderrohet ne nje best-seller, duke se qe para hedhjes ne treg, kerkesat kane mberritur pikun. Jobs pati kater femije nga dy marredhenie te ndryshme.

Issacson e kishte intervistuar plot 40 here dhe para disa javesh kishte qene me te per here te fundit. Sic rrefen, ‘e kishte gjetur mes dhimbjesh te forta, por mendja e vizionarit te Apple-it ishte e kthjellet dhe humori i tij vibrues’.

56-vjecari kishte ofruar bashkepunimin e tij te plote e pa doreza per librin 448 faqesh, dhe te njejten gje kishte kerkuar edhe nga te afermit, miqte, koleget e konkurentet: te tregoheshin te hapur e te sinqerte ashtu si ai.

‘Jobs,- shkruhet ne parathenien e librit,- ka qene teper i cilter, e ndonjehere edhe i ashper ne rrefimet e tij per njerezit me te cilet ka punuar apo ata qe i pati kundershtare. Ai nuk ishte nje shef apo qenie njerezore model. Rrefenja e jetes se tij eshte sa udhezuese, aq dhe e kujdesshme, e mbushur me leksione mbi mesime mbi risine, karakterin, lidershipin dhe vlerat’.

Reagimet ndaj vdekjes se Steve Jobs, vazhdojne. Në dyqanet Apple në mbarë botën njerëzit vendosën lule dhe ndezën qirinj, shprehje e dëshpërimit të miliona vetëve për pionierin e teknologjisë, i cili luajti një rol të rëndësishëm në ndryshimin e industrisë elektronike ne cdo cep te globit. Për humbjen e Stev Jobs bene komente kolegët e tij, por edhe rivalët e tij të biznesit, admirues të tij dhe të teknologjisë në përgjithësi dhe lidere politikë.

Steve Jobs, babai i iPhone, iPod, iPad dhe bashkëthemeluesi i Apple Inc, humbi betejën e tij të gjatë kundër sëmundjes së kancerit dhe ndërroi jetë ditën e mërkurë në moshën 56-vjecare.

Lajmi u njoftua nga vetë kompania Apple nëpërmjet një komunikate të shkurtër për publikun.“Me hidhërim të thellë, njoftojmë se Steve Jobs ndërroi jetë ditën e sotme (të mërkurën)”, thuhet në njoftimin e kompanisë.“Idetë brilante, energjia, pasioni dhe talenti i tij u materializuan në një sërë risish që përmirësuan jetët tona. Bota sot është më mirë falë Steve. Do të na mungojë!”, vijon më tej komunikata e Apple.
 

Top Channel