Britani, bie besueshmëria për 12 banka

07/10/2011 00:00

12 banka britanike u ulën në klasifikimin e kreditimit nga agjensia e
kryesore e renditjeve Moody, për shkak të pakësimit të mbështetjes së
tyre nga qeveria britanike.

Ky eshte numri me i madh i bankave qe pesojne nje ulje te tille ne klasifikim. Behet fjale per disa nga bankat me te medha ne vend, si Royal Bank of Scotland, Lloyds, Nationawide, dega ne Britani e bankes spanjolle Santander dhe disa banka akoma me te vogla.

Sipas agjensise se kredititmit Moody uljet ne klasifikim behen pasi qeveria e kryeministrit Kemeren ka pakesuar mbeshetjen per pese nga insitucionet financiare me te rendesishme ne vend.Agjensia ka paralajemeruar se qeveria do te lere te falimenojne, nese do te kene veshtiresi instucione me te vogla financiare.

Edhe pse firma tha se kjo mase nuk refekton perkesimin e fuqise financiare te sistemit bankr britnaik, ky zhvillim vjen ne kohen kur nje dite me pare Guvernatori i Bankes se Anglise Sir Marvyn King, paralajmeroi se Britania mund te jete e mberthyer nga kriza me e rende finaciare ndonjhere. Banka e Anglise hodhi dje ne qarkullim 75 miliarde sterlina ne ekonimine e vendit.

Sipas guvernatorit situate mund me te jete me e rende se ne kohen e Depresionit te Madh ne vitet 30 te shekullit te kaluar, duke e bere jetesore injeksimin e ketyre sasive te medha monetare ne ekonomi. Analistet besojne se ky injektim eshte shenje e frikes se Britani eshte ne prag te nje recesioni tjeter ekonomik. Frika eshte se do te kete rritje inflacioni ne 5 perqind ne muajt e ardhshem, erosion kursimesh dhe fondesh te pensioneve. Dobesimi financiar i insitucioneve britanike, nga ana tjter eshte nje nje ogur i keq edhe per te ardhmen e euorzones ne nje aspekt me te gjere, e cila ndodhet ne muajt e ardhshme perballe dilemes, nese do te egzistoje apo jo ne formen akutuale?

Top Channel