Afganistani, vendi me konfliktin e stërzgjatur

07/10/2011 00:00

7 tetorin e 10 viteve me pare, pas sulmit mbi kullat binjake qe tronditi
Smeriken e mbare boten, do te niste me nje objektiv te qarte operacioni
Enduring Freedom: gjurmimi i Osama bin Ladenit dhe zhdukja e
talebaneve.

Konflikti njedekadesh ne Afganistan tashme ka kapercyer edhe ate te Vietnamit, duke u shnderruar ne luften me te gjate ne historine e Shteteve te Bashkuara. Mbi 2.500 trupa nderkombetare jane vrare pergjate 10 vitesh konflikti, shumica amerikane. Bilanci i viktimave ne radhjet e civileve, vetem pergjate 5 viteve te fundit eshte 10.000 vete, shifra keto te ofruara nga Kombet e Bashkuara. Amerika, thote ish-gjenerali Stanley McChrystal, e filloi kete lufte me nje kendveshtrim te thjeshtezuar deri ne dritherim, dhe padijeni te plote per menyren sesi mund te arrihej nje mbyllje e misionit me sukses.

“Nuk dinim mjaftueshem dhe nuk dime as sot. Shumica prej nesh, madje dhe une vete, kishim nje njohje shume siperfaqesore te situates dhe te vete historise se 50 viteve te fundit. Zgjedhja per nje angazhim ne Afganistan mund te jete pare si nje e drejte e Shteteve te Bashkuara per te mbrojtur veten pas sulmeve te 11 shtatorit, por si ajo, ashtu edhe pushtimi i Irakut dy vjet me vone, do te ndryshonin pikepamjet e botes muslimane persa i takon veprimeve te Amerikes”, tha McChrystal.  

Pas vrasjes se Bin Ladenit ne muajin maj, presidenti Obama, qe premton t’i jape fund ketij konflikti te trasheguar, u shpreh se ‘batica e luftes’, po largohet dhe njoftoi fillimin e tërheqjes së trupave amerikane.
10 vjet me pare, veprimet ushtarake ne kete vend u mbeshteten me force nga amerikanet. Por tani gjerat kane ndryshuar. Njerezit jane lodhur nga lufta dhe kane nevoja te tjera me urgjente. Gati 14 milione amerikane jane te papune.

Ne qershor, thote ‘Zeri i Amerikes’, kryetaret e bashkive ne mbare vendin në mbarë vendin bënë thirrje për një përfundim më të shpejtë të angazhimit amerikan në Afganistan dhe Irak, në mënyrë që ato para të shpenzohen në vend. Edhe vete Obama e pranoi se lufta ka kosto të lartë. Sipas nje koalicioni grupesh te ndihmes, pavaresisht miliarda dollareve te hedhur ne afganistan, permiresimet jane fragmentare, sidomos ne sektoret e shendetesise dhe arsimit.

Top Channel