Revoltat siriane, pothuajse 3 000 të vrarë

06/10/2011 15:30

Bilanci tragjik i revoltave disa mujore në Siri i ka kushtuar jetën më shumë se 2 900 personave deri tani, informoi sot zyra e të Drejtave të Njeriut brenda OKB-së, në një raport zyrtar.

Deri përpara këtij publikimi, numri i viktimave besohej të ishte në 2 700, por janë gjetur prova për vrasje të tjera në disa zone të vendit.

Të mërkurën, Rusia dhe Kina bllokuan një rezolutë kundër regjimit sirian në OKB, pasi sipas tyre, në rast miratimit rrezikohej të përsëritej ndërhyrja ndërkombëtare si në Libi.

Presidenti autoritar Bashar al-Assad ka shtypur në mënyrë të dhunshme protestat anti-qeveritare, duke i cilësuar civilët që kërkojnë një regjim demokratik si terroristë.

Megjithatë, si rrjedhojë e krizës që ka pushtuar vendin, ai ka pranuar të bëjë disa lëshime të vogla, midis të cilave edhe afrimi i zgjedhjeve lokale në dhjetor.

Top Channel