DioGuardi: Shqiptarët në Greqi të diskriminuar
04/10/2011 00:00
Kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joseph DioGuardi ka
deklaruar se shqiptarët në Greqi nuk gëzojnë as të drejtat elementare.
“Shqiptarët në Greqi nuk kanë asnjë të drejtë, as shkolla në gjuhën shqipe dhe as të drejtën e deklarimit shqiptar. shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi janë të diskriminuar”, ka pohuar DioGuardi.
Ndërkohë që minoriteti grek në Shqipëri, sipas tij, gëzon të gjitha të drejtat e mundshme, sipas standarteve evropiane.
“Në Shqipëri të drejtat e minoritetit grek janë të realizuara. Minoritarët gëzojnë të gjitha të drejtat sipas standarteve evropiane”, ka nënvizuar DioGuardi për agjencinë e lajmeve “INA”.
Top Channel