Arvizu: Para Gërdecit financuam 8.5 milion dollarë

04/10/2011 00:00

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka deklaruar se pa ndihmën e
ndërkombëtarëve projektet e cmilitarizimit në Shqipëri do të
rrezikoheshin.

Gjatë fjalës së tij në konferencën “Demilitarizimi i Municioneve dhe Armatimit të trashëguar kontribuon per sigurinë e Shqipërisë”, Arvizu deklaroi se, SHBA ka financuar per shkaterrimin e ketyre armeve dhe do ta vazhdoje te ndihmoje Shqiperine.

“Do të flas me fjalë të thjeshta dhe në mënyrë të hapur dhe të ndershme. Mendoj se ndonjehere ndihemi pak te lodhur ose te stresuar nga mungesa e progresit, por kur vjen puna tek cmilitarizimi sic mund ta shihni ne jemi ne gjendje qe te masim se si komuniteti nderkombetar me nje pune te perbashket me qeverine shqiptare, mund te arrije rezultate te mira. Do te doja gjithashtu qe te sjell ne mendje se perpara tragjedise se tmerrshme te Gerdecit, SHBA ka dhene me shume se 8.5 milione dollare si pjese e asistences per shkaterrimin e municioneve te teperta. Qe prej asaj kohe ne kemi vazhduar financimet dhe para nje jave une dhe zoti Imami nenshkruam nje grant te ri, per pastrimin e zonave te ndotura, jo vetem ne Gerdec, por anembane Shqiperise. Eshte e rendesishme te dihet se pa ndihmen e nevojshme nderkombetare, projekte te tilla do te ishin ne rrezik. Do te thosha se edhe pse buxheti i qeverise shqiptare, shpeshhere eshte ne pozita te veshtira, ajo eshte e angazhuar per t’i cuar perpara keto projekte”, tha Arvizu.
 
Ndersa ministri i Mbrojtjes Arben Imami deklaroi se jane shkatterruar deri me tani 45 mije tone arme dhe po kaq do shkaterrohen, deri ne mes te 2013-es.

Top Channel