Emma Stone: Nuk e ndjej peshën e famës

02/10/2011 10:50

Emma Stone ka deklaruar në një intervistë për revistën ‘Empire’ se nuk ndikohet nga popullariteti që ka fituar tashmë që është në botën e kinemasë dhe se jeta e saj vazhdon normalisht.

“Nuk mendoj dhe nuk përgatitem për ato që do të ndodhin në të ardhmen. Thjesht i marr gjërat si të vijnë”, shprehet protagonistja e ‘Easy A’.

“Kishte njerëz që më thonin se jeta ime do të ndryshonte në mënyrë drastike, por nuk ka qenë aspak kështu. Jeta ime është e njëjta”, shton Stone.

Duket se me këtë qetësi me të cilën e përballon realitetin e Hollywood-it, aktorja 22-vjeçare do të shkojë shumë larg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA