Zani Caushi, sherr në burgun e Korcës
01/10/2011 10:40
Myrteza Caushi, emër i njohur i botës shqiptare të krimit, aktualisht i dënuar në burgun e Korcës, është bërë protagonist i një ngjarjeje të re.
I dënuari, i mirënjohur me shkurtimin e emrit të tij, Zani, është grindur në ambjentet e burgut me dy të burgosur të tjerë.
Për shkak të sherrit, gardianët e burgut janë detyruar të cojnë Caushin në qelitë e izolimit.
Caushi, i dënuar me burgim të përjetshëm, u transferua në burgun e Korcës pas incidenteve të regjistruara në burgjet e sigurisë së lartë në Burrel e Peqin.
Top Channel