Ndahet nga jeta Vasillaq Vangjeli

27/09/2011 00:40

Është ndarë mbrëmë nga jeta aktori i njohur i skenës dhe ekranit Vasillaq Vangjeli.

Në teatrin e Metropolit u mbajtën homazhe për të nderuar figurën e tij, ku të pranishëm ishin familjarë, miq, kolegë dhe politikanë.

“Vaso me karakteret që ka sjellë në ekran ka bërë që në 45 vjet publiku ta duartrokasë dhe të qeshë me të. Vaso do të mbahet mend si njeriu që sillte humor në tavolinë e në shoqëri, si njeriu që diti të interpretojë parodinë dhe mbi të gjitha si një aktor i madh i skenës dhe ekranit”, u shpreh Koço Devole.

“Unë kam shumë kujtime sepse me Vasillaq Vangjelin kam qenë regjisor në shumë filma me të, por asnjëherë nuk e kam parë veten si regjisor kur punoja me të, por si një nxënës. Publiku ka humbur humorin brilant të tij”, thekson Arian Culiqi.

Mes politikanëve, një vlerësim për aktorin Vangjeli u bë edhe nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi: “Një artist me një intuit të hollë dhe me një diapazon të admirueshëm. Një aktor që i takonte komedisë, por edhe dramës. Ai ka bërë për vete shumë shqiptarë me interpretimin e tij.”

63-vjecari ishte shtruar një ditë më parë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Vangjeli ka luajtur mbi 100 role në skenën dhe ekranin shqiptar.

Nga viti 1976 deri në vitin 2005, ai ka qenë aktor dhe regjisor në estradën e Tiranës, ku ka spikatur me rolet si në komedi ashtu edhe në parodi të shumta.

Vasillaq Vangjeli spikati gjithashtu si nje aktor i kompletuar edhe në mjaft filma artistikë. Përmendim këtu, ‘Zonja nga qyteti’, ‘Shoku ynë Tili’. Ne Teatrin Kombetar ka marre pjese ne shfaqje qe shkojne nga klasiket si “Nata e dymbedhjete”, deri tek ato kontemporanet. Ne televizionin shteteror ka marre pjese ne te gjitha koncertet e Vitit te Ri nga viti 1975-2008-en, por edhe ne nje sere filmash e komedish.

Nje artist i kompletuar me vlera edhe ne drame, megjithe drejtimin e tij kryesisht tek komedia dhe humori. Ne fakt miqte e koleget e tij e tregojne nje person me sens humori te spikatur edhe ne jeten e tij private.

Vasillaq Vangjeli u lind ne shkurt te 1948-es. Pas diplomimit ne Institutin e Larte te Arteve ne 1975-en, nisi punen po ate vit ne Teatrin e Varietese se Tiranes, deri ne 2005-en. Nje karriere e gjate e ketij artisti dhe e mbushur me personazhe, batutat e te cileve citohen edhe nga me te rinjte ne jeten e perditshme, duke e renditur keshtu Vasillaq Vangjelin si nje nga emrat me ne ze te skenes shqiptare dhe nder aktoret me popullor per publikun.

Top Channel ngushëllon familjen Vangjeli për këtë humbje të madhe. Vangjeli do t’i mungojë familjes, skenës dhe ekranit shqiptar.

Top Channel