
Pas një maratonë që zgjati mëse tre vjet si dhe pas 180 seancash
gjyqësore, në datën 3 tetor, katër prokurorë të Tiranës do të ulen në
bankën e organit të akuzës për të shpallur konkluzionet përfundimtare
mbi 29 të pandehurit e procesit ‘Gërdeci’.
Ky afat u caktua nga gjykatesi Ridvan Hado, i cili i la dy jave kohe prokuroreve te pergatiten per pretencen, e cila do te zbuloje se cfare qendrimi do te mbaje perfundimisht prokuroria per 30 te akuzuarit e saj, mes te cileve zyrtaret me te larte te Forcave te Armatosura, Ministrisë së Mbrojtjes dhe drejtues te shoqerise ‘Albademil’.
Ne seancen e radhes, avokatet i kane dhene fund depozitimit te provave shkresore, me interesantja e te cilave ishte ky dokument i dorezuar nga avokati Andi Meci, mbrojtes i ish-sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Mbrojtjes.
Sipas avokatit, ne fashikullin gjyqesor ndodhet nje dokument i manipuluar dhe jo origjinali, i cili tha avokati, e ka cuar akuzen ne konkluzione te gabuara. Ndersa prokuroria pretendon se Mullahi ka inicuar mbledhjen e Komisionit te Shitjes se Municioneve, sipas shkreses origjinale tha avokati – Mullahi i drejtohet Drejtorise se Logjistikes, nderkohe qe ne dokumentin e manipuluar – tha avokati ky subjekt mungon.
Edhe avokati i ish-drejtorit te Kombinatit te Policanit, Lavdi Shatro i kerkoi gjykates te behej nje ekspertize e firmes se klientit te tij, per te konfirmuar akuzen e falsifikimit. Avokati arsyetoi se nuk mund te kete nje akuze ndaj Shatros kur nuk eshte bere ekspertiza e firmes. Por kjo kerkese u hodh poshte nga trupa gjyqesore. Ne kete pike avokati kerkoi perjashtimin e trupes gjyqesore duke e cilesuar kete vendim si te njeanshem. Por gjykata nuk e mori parasysh kerkesen per perjashtim, kerkese e cila ne fakt duhej te shqyrtohej nga nje trupe tjeter gjyqesore. Kur gjykata shpalli daten e leximit te konkluzioneve te prokurorise, avokatet ne shenje rebelimi braktisen gjyqin njeri pas tjetrit.
Top Channel