Turqia paralajmëron BE-në për Qipron

18/09/2011 12:45

Turqia është e gatshme të ngrijë marrëdhëniet me Bashkimin Europian nëse Qipro merr presidencën e radhës së Be-së, në qershor të vitit 2012.

Lajmërimi ka ardhur nga zëvendëskryeministri turk, Besir Atalay.

“Nëse negociatat e paqes në Qipro nuk do të jenë mbyllur dhe BE do t’i japë presidencën Qipros, atëherë do të ketë krizë mes Turqisë dhe Bashkimit Europian”, është shprehur Atalay.

“Do të ngrijmë marrëdhëniet”, tha zëvendëskryeministri.

Frattini: BE nuk mund të humbë Turqinë

“Nuk mund të lejojmë që Turqia të na largohet. Do të ishte një gabim i madh.”

Kështu është shprehur ministri i jashtëm italian, Franco Frattini në një intervistë për ‘Il Messaggiero’.

“Ka vite që përpiqemi ta afrojmë me Europën sepse e dinim se nëse ne do t’i mbyllnim derën, Turqia do të drejtohej nga Lindja”, shprehet Frattini.

Top Channel