Afganistan, vdes ushtari i ISAF-it

18/09/2011 09:00

Një ushtar i forcës ndërkombëtare të ISAF-it, nën komandën e NATO-s, ka vdekur në Afganistan.

Në një komunikatë të lëshuar nga vetë ISAF-i bëhet e ditur se ushtari ka ndërruar jetë nga shpërthimi i një mine.

Sipas përllogaritjeve jozyrtare, ushtarët e vdekur në Afganistan gjatë muajit shtator janë 24.

Ndërsa ata që kanë vdekur që nga fillimi i vitit janë 441.

Top Channel