SHBA, avioni bie mbi turmën

17/09/2011 04:40

Është shndëruar në një tragjedi “Championship Air Races”, gara vjetore e avionëve luftarakë dhë civilë në Nevada të Shteteve të Bashkuara.

Një avion i Luftës së Dytë Botërore është rrëzuar mbi spektatorët duke shkaktuar të paktën 3 të vdekur dhe mbi 40 persona të plagosur, një pjesë e të cilëve në gjendje të rëndë.

Dëshmitarët flasin për më shumë se 12 persona të vrarë, por të pakonfirmuar nga autoritetet lokale.

Avioni u rrëzua teksa po kryente manovrat para spektatorëve. Nuk dihen shkaqet e rënies së tij.

Autoritetet mjekësore thanë se ky ishte aksidenti më i rëndë i këtij lloji i ndodhur ndonjëherë në Reno të Nevadas.

Qindra persona mblidhen cdo vit në muajin shtator në Reno të Nevadas për të parë spektaklin që ofrojnë avionë të ndryshëm luftarakë dhe civilë.  

Top Channel