Meksikë, vritet familja e policit

17/09/2011 10:05

Persona të armatosur në veri të Meksikës kanë ekzekutuar tre të afërm të
një oficeri policie, që u arrestua lidhur me zjarrvënien e qëllimshme
në një kazino muajin e kaluar.

Babai i oficerit, njerka dhe vëllai i tij janë vrarë në shtëpinë e tyre në qytetin e Monterreit. Policia dyshon se ekzekutimi ishte një akt hakmarrjeje nga karteli i drogës Los Zetas, pasi oficeri përmendi emrat e disa anëtarëve të bandës, të përfshirë në vënien e zjarrit.

Flakët flakët në kazino vranë 52 persona dhe shkaktuan reagime në mbarë Meksikën. Oficeri i policisë Miguel Angel Barraza është një nga gjashtë të ndaluarit për sulmin e 25 gushtit ndaj “Casino Royale” në Monterrei.

Pesë personat e tjerë janë anëtarë të bandës, që mendohet se i vunë flakën objektit pasi pronarët e tij refuzonin të paguanin taksën e mbrojtjes. Vrasja e familjarëve të policit vjen pas 15 vrasjeve të kryera ditët e fundit në Monterrei dhe rrethinat e tij.

Qyteti, pjesë e shtetit Nuevo Leon, ka parë një rritje të gjakderdhjes për shkak të luftës mes Los Zetas dhe kartelit të Gjirit për kontrollin e rrugëve të transportit të drogës.

Top Channel