Brazil, maksi-aksident mes 150 makinave

16/09/2011 08:35

Një aksident i madh në San Paolo të Brazilit, ku u përfshinë rreth 150 automjete, ka shkaktuar vdekjen e 1 personi dhe plagosjen e 29 të tjerëve.

Automjetet, mes të cilëve edhe shumë kamionë, janë përplasur me njëri-tjetrin përgjatë 2 kilometrave dhe mediat theksojnë se ky është aksidenti më i madh në historinë e San Paolos.

Incidenti ka nisur nga dalja në korsi të gabuar të një kamioni për shkak të mjegullës së dendur dhe përplasjes së tij me një mjet tjetër.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë shpëtuar shumë njerëz që kishin mbetur të bllokuar në makinat e tyre, disa prej të cilave kishin marrë edhe flakë.

Top Channel