Varësia nga alkooli dhe duhani, të lidhura

12/09/2011 17:55

Alkooli dhe duhani shpesh janë të lidhur me njeri-tjetrin. Pas kësaj ndërlidhjeje të rrezikshme gjendet e njëjta molekulë, enzima “chinasi C epsilon”, që mund të shndërrohet në një objektiv farmaceutik për të pakësuar “etjen” ndaj alkoolit dhe cigareve.

Zbulimi i kësaj enzime që duket se mund të lehtësojë të dyja varësitë, është bërë nga Robert Messing i Universitetit të Kalifornisë në San Francisco.

Përfundimet e kërkimit janë bërë të ditura në revistën Akademia Amerikane e Shkencave.

Top Channel