Krijohet mini mikroskopi, qendron në një gisht

12/09/2011 15:40

Është ndërtuar një mikroskop në miniaturë që peshon më pak se dy gramë dhe është kaq i vogël sa mund të qendrojë në majën e një gishti apo mbi kokën e një miu.

Realizimi është bërë nga kërkues të Universitetit kalifornian të Stanford, të udhëhequr nga Mark Schnitzer.

Në revistën Nature Methods, ata shpjegojnë se si kjo pajisje i hapë rrugën një gjenerate tjetër të pajisjeve në miniaturë dhe me kosto të ulët shërbimi të diagnozave në shumë sektorë të mjekësisë, përfshirë edhe neuroshkencën.

Ndërtohet motori më i vogël në botë

Është 60 mijë herë më i vogël se diametri i një floku njerëzor dhe është i përbërë nga një qelizë e vetme. Bëhet fjalë për motorin elektrikë më të vogël në botë që mund t’i hapë rrugë një klase të re nanodispozitivësh me aplikacione të mjekësisë inxhinierike.

Lajmi është bërë i ditur në revistën “Nature Nanotechnology” nga kimistë amerikanë të Tufts University.

Nanomotori tregon se është e mundur që të furnizohet me energji një molekulë e vetme të cilës mund t’i kontrollosh edhe lëvizjen.

Top Channel