E hëna, dita më e keqe e javës

12/09/2011 11:10

Nëse sot je zgjuar me humor të keq dhe nuk të bëhet asgjë, ngushëllohu me faktin se nuk je personi i vetëm që ndihet kështu.

Sipas një studimi nga ‘Flomax Relief’, e hëna është zyrtarisht dita më e keqe e javës. Nuk është hera e parë që thuhet kjo gjë, por kësaj radhe ka prova të qarta.

Më shumë se gjysma e njerëzve kalojnë gjysmë ore në ditë duke u ankuar ditën e hënë, sidomos në mëngjes. Mesatarja e “ankimit” ditën e hënë është 3 minuta, ndërsa ajo e ditëve të tjera të javës ulet në 22 minuta.

Gjithashtu, nga studimi ku janë vëzhguar 2000 persona, e hëna ishte dita më e urryer nga 1/3 e tyre. Arsyet janë fillimi i një jave pune, apo “kujtimet e fundjavës”.

Top Channel