Britani, zbulohet geni i dhimbjes kronike

12/09/2011 17:45

Disa shkencëtarë të Universitetit të Kembrixh kanë identifikuar genin HXN2, përgjegjës për dhimbjen kronike.

Bëhet fjalë për një zbulim që mund t’i hapë rrugën prodhimit të ilaçeve të reja në gjendje të bllokojnë proteinën e lëshuar nga geni.

Sipas specialistëve, të cilët e kanë publikuar studimin e tyre në revistën “Science”, përfitime nga ky zbulim do të kenë të sëmurët me dhembje kronike, jo akute.

Top Channel