Shtrohet në spital për shkak të Play Station-it

11/09/2011 13:25

Qafa krejtësisht e bllokuar në një pozicion jo normal dhe vetëm injeksioni kundër kontrakturës i bërë në urgjencë e ka shpëtuar djalin.

Kjo gjë ka ndodhur për shkak të orëve të shumta të kaluara para Play Station-it nga ana e një 8-vjeçari italian, në Trento.

Mjekët kanë shpjeguar se qëndrimi për orë të tëra duke luajtur me video game ka bërë që muskujt e qafës të tensionohen duke shkaktuar dhimbje të mëdha.

Top Channel