Shkodër, vdes 12 vjecari

10/09/2011 00:55

Një fëmijë 12 vjecar ka humbur jetën nën rrënojat e një godine të shembur në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së premtes në lagjen “Skenderbeg” të Shkodrës. I mituri kishte dalë të luante bashkë me shokët, kur një nga pjesët e shembura të godinës e ka zënë atë poshtë.

Banorë të zonës ndërhynë për ta nxjerrë nga gërmadhat 12 vjecarin dhe e kanë nisur atë drejt spitalit. Por si pasojë e plagëve të marra në trup e kokë, i mituri nuk ka mbijetuar.+

Për ngjarjen ka reaguar edhe Bashkia e qytetit, që sqaroi se nuk e kishte prishur ajo godinën ku ndodhi ngjarja.

Top Channel