" /> ">

Kim, muaj mjalti super luksoz

10/09/2011 12:45

Pas dasmës përrallore, Kim Kardashian dhe Kris Humphries kaluan edhe
muajin e mjaltit në Itali, duke shpenzuar jo pak por 3.300 dollarë në
natë në hotelin “Santa Caterina”.

Cifti i ka kaluar ditët duke ndenjur gjithë kohës bashkë, duke shijuar diellin, detin, ambientin dhe frytet e natyrës atje.

“Muaji ynë i mjaltit ishte perfekt. Kaluam shumë kohë bashkë dhe të vetëm”, thotë Kim, duke shtuar se i ka shijuar shumë ushqimet e freskëta, perëndimet romantike, netët e mrekullueshme pa qenë të shqetësuar nga askush.

Një prej punonjësve të hotelit tha se dy te rinjte jetuan te qetë në botën e tyre të vogël ato ditë pushimesh.

Vetë Kim tregon se kishte planifikuar që vitin e ardhshëm të kalonte muajin e mjaltit, por ishte bashkëshorti i saj i ri që i bëri surprizën e bukur.

Dhoma e tyre ishte tepër luksoze. Ishte dykatëshe, në të kishte një shtrat me përmasa mbretërore, banjo me ‘jacuzzi’, si dhe një tarracë me kopësht privat dhe një pishinë të bukur në katin e poshtëm.

Megjithëse shpenzuan shumë për muajin e mjaltin, Kim nuk shqetësohet shumë, pasi ajo fitoi rreth 1.5 milionë dollarë për fotografitë e saj të dasmës, të cilat ia shiti revistës “People”.

FOTO GALERI
5/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA