Virus transformon fluturat në zombi

09/09/2011 16:35

Është shkruan në ADN “magjia” që i jep mundësi një virusi të hipnotizojë vemjet e fluturave duke i transformuar në “zombi” gati për vetëvrasje.

Falë një geni të quajtur “egt”, virusi merr kontrollin total të viktimës së tij, duke e detyruar të hajë natë e ditë derisa ngordh, duke infektuar edhe fluturat e tjera përreth.

Përfundimin e ka nxjerrë një studim i koordinuar nga Universiteti i Pensilvanisë dhe i publikuar në “Science”.

Virusi, i njohur si “LdMNPV”, është në gjendje të prishë plotësisht rregullat bazë për mbijetesën. Falë genit “egt”, virusi prodhon një enzimë që bllokon hormonin e nevojshëm për qetësimin e larvës.

Top Channel