Topi-Arvizu: Të nisë dialogu mes palëve

09/09/2011 12:35

Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe ambasadori amerikan Aleksandër
Arvizu diskutuan sot në një takim në Presidencë rreth cështjes aktuale
të situatës politike dhe institucionale në vend me theks në
domosdoshmërinë e bashkëpunimit politik mes klasës politike shqiptare.

Ambasadori Arvizu theksoi domosdoshmërinë e çuarjes përpara të reformave, dhe për këtë këtë përgjegjësia i takon klasës politike shqiptare.

Edhe kreu i Republikës vuri në dukje se klasa politike shqiptare duhet të bashkojë përpjekjet në mënyrë që kontributi i saj në përballjen me sfidat më të rëndësishme politike dhe ato të integrimit të jetë i dukshëm dhe efikas

Bashkëbiseduesit, bën të ditur njoftimi zyrtar i Presidencës, ndanë të njëjtin mendim se mazhoranca dhe opozita duhet të rinisin dialogun konstruktiv institucional dhe të nxisin bashkëpunimin reciprok në shërbim të së ardhmes së vendit.

Arvizu: Vullnet për reforma

Disa dite me pare Arvizu kerkoi qe aktoret kryesore të politikës shqiptare, të tregojnë vullnetin politik, për të cuar përpara reformat që kërkon vendi, një rruge që është ndjekur më parë nga Sllovenia dhe Kroacia.

Arvizu ka theksuar se vete shqiptaret luajne nje rol te rendesishem ne bindjet qe ata kane dhe ne kerkesat qe ata i drejtojne liderve te tyre.

“Eshte shume e rendesishme qe njerezit te perqafojne reformat, te ecin perpara dhe kjo duhet te jete nje perpjekje kombetare. E di qe njerezit thone se eshte e veshtire se ka ndasi politike, por fqinjet si Sllovenia dhe Kroacia e kane kaluar kete hendek, nje menyre qe te ecin drejt integrimit europian dhe nuk ka asnje arsye pse kjo te mos ndodhe ne Shqiperi. Kjo u perket aktoreve politike, qe te kene bindje dhe angazhim
Njerezit te perqafojne reformat, te ecin perpara dhe kjo duhet te jete nje perpjekje kombetare por edhe shqiptaret duhet t’ua kerkojne liderëve te tyre”, tha Arvizu.
 

Top Channel