Telefon që dërgon puthje dhe përqafime

09/09/2011 15:20

E ardhmja e komunikimeve në distancë do të jetë më realiste duke i lënë një hapësirë më të gjerë emocioneve, falë telefonave që mund të dërgojnë puthje, transmetojnë frymëmarrjen, të na japin përqafimet e atij që flet, duke e bërë bisedën më intime.

Një pajisje e tillë, bën të ditur New Scientist, është ideuar nga Fabian Hemmert i Universitetit të Arteve në Berlin.

Katër janë prototipet e realizuar, të gjithë të pajisur me sensorë dhe pajisje të tjera, të prezantuara në konferencën “Mobile HCI” në Stokholm.

Top Channel