Popujt më të lezetshëm në botë

09/09/2011 12:00

Amerikanët janë populli më i lezetshëm në botë.

Në këtë klasifikim, spanjollët janë të parët përsa i përket Europës, të ndjekur nga italianët.

Sipas një sondazhi të rrjetit social “Badoo”, amerikanët renditen në vendin e parë, brazilianët në të dytin, spanjollët në të tretin, italianët në të katërtin dhe francezët në të pestin.

Ja renditja e 10 popujve më tërheqës:

1.    Amerikanët
2.    Brazilianët
3.    Spanjollët
4.    Italianët
5.    Francezët
6.    Anglezët
7.    Hollandezët
8.    Meksikanët
9.    Argjentinasit
10.    Rusët

Lloyd Pierce, drejtor marketingu i Baddo, tha: “Personalitetet më të famshme të planetit janë amerikanë: Obama mes liderve politikë, Jay-Z dhe Snoop Dog mes repistëve dhe Steve Jobs përsa i përket teknologjisë.”

Nga ana tjetër, 5 popujt më antipatikë të botës janë: belgët, polakët, turqit, kanadezët dhe gjermanët.

Në sondazh kanë marrë pjesë 30 mijë persona nga 15 vende të botës.

Top Channel